Thaçi: Gjenerali Orr mbetet një prej mbështetësve më të mëdhenj të Kosovës
07 maj 2019
| 11:45
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur në takim gjeneralin Timothy Orr nga Iowa, i cili ka dalë në pension.
Thaçi ka thënë se gjenerali Orr mbetet një prej mbështetësve më të mëdhenj të Republikës së Kosovës.
“Gjenerali Orr me vite të tëra iu shërbeu dy popujve dhe është personifikimi më i mirë i marrëdhënieve speciale ndërmjet Kosovës dhe Iowa-s. Ishte gjithmonë përkrah nesh, në momentet më të veçanta për shtetin dhe popullin tonë. Edhe pas pensionimit të tij, gjenerali Orr mbetet një prej mbështetësve më të mëdhenj të Republikës së Kosovës. I jemi përjetësisht mirënjohës për kontributin e jashtëzakonshëm në modernizimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës!”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/