
Thaçi: Gjenocidi i Millosheviqit në Izbicë ka tronditur botën
28 mars 2018
| 11:58
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka përkujtuar të rënët në masakrën e Izbicës.
Ai ka thënë se gjenocidi i Sllobodan Millosheviqit në Izbicë, pati ka tronditur botën demokratike.
“Në masakrën e Izbicës, 19 vjet më parë, u vranë mizorisht 150 qytetarë të pafajshëm nga fshatra të ndryshme të Drenicës. Në mesin e tyre kishte edhe shumë gra e fëmijë. Ky gjenocid i regjimit serb të Millosheviqit e tronditi botën demokratike, e cila kishte nisur fushatën e bombardimeve mbi caqet serbe. Sot i kujtojmë të gjithë ata që humbën jetën në këtë masakër, duke nderuar sakrificën e tyre, e cila u bë themel i lirisë sonë”, ka shkuar Thaçi në llogarinë e vet në “Facebook”.