Thaçi: Gjithmonë do t’i kujtojmë Bekim Berishën dhe Bedri Shalën
10 gusht 2019
| 15:26
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në 21-vjetorin e rënies kujton dëshmorët Bekim Berisha dhe Bedri Shala.
Ai ka thënë se ata do të kujtohen gjithmonë me respekt.
“Para 21 viteve ranë heroikisht në betejën e Junikut dy luftëtarë të mëdhenj të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës: Bekim Berisha dhe Bedri Shala. Gjithmonë do t’i kujtojmë me respekt”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e vet në “Facebook”.