Thaçi: Gjithmonë mirënjohës për kontributin e Vokrrit
09 qershor 2020
| 11:45
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka kujtuar ish-kryetarin e Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, në dyvjetorin e vdekjes.
Në profilin e tij në “Facebook”, Thaçi ka shkruar se Vokrri dashurinë për futbollin e ka shndërruar në kontribut jetësor për Kosovën.
“Dashurinë për futbollin e shndërroi në kontribut jetësor për Kosovën. Në dyvjetorin e vdekjes e kujtojmë legjendën Fadil Vokrri, i cili e zhvilloi dhe ndërkombëtarizoi sportin kosovar në arenën ndërkombëtare. Me profesionalizimin, urtësinë dhe vizionin e tij, Vokrri arriti ta anëtarësoi Kosovën në UEFA dhe FIFA. Gjithmonë mirënjohës për kontributin e tij!”, ka shkruar Thaçi.
(M.K / Epoka e re)