Thaçi: Hahni ma rikonfirmoi perspektivën e sigurt evropiane të Kosovës
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në kuadër të punimeve në Forumin Ekonomik Botëror, është takuar me Komisionerin e Bashkimit Evropian për Zgjerim dhe Politikë Evropiane të Fqinjësisë, Johannes Hahn.
Thaçi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkuar se ka marr rikonfirmimin nga Hahni për perspektivën e sigurt të Kosovës për integrim në BE.
“Komisioneri i Bashkimit Evropian për Zgjerim dhe Politikë Evropiane të Fqinjësisë, Johannes Hahn, në një takim në Davos ma rikonfirmoi perspektivën e sigurt të Kosovës për integrim në BE, njëjtë sikurse për vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor. Ai më garantoi se kjo perspektivë e sigurt do të reflektohet edhe në Strategjinë për Zgjerim të BE-së për shtetet e Ballkanit Perëndimor. Ne u pajtuam sërish edhe për domosdoshmërinë e ratifikimit sa më të shpejt të marrëveshjes për shënimin e vijës kufitare me Malin e Zi, e cila i hap rrugë liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës”, ka shkruar Thaçi.