Thaçi: Hyrja ilegale e Gjuriqit në Kosovë, inskenim i Vuçiqit
29 mars 2018
| 21:05
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se ardhja e Marko Gjuriqit në Kosovë ishte një inskenim nga Serbia dhe presidenti serb Aleksander Vuçiq.
“Vuçiqi e ka urdhëruar Gjuriqin të vij në Kosovë. Arsyeja është se Vuçiq ka humbur mbështetjen e plotë ndërkombëtare me idetë e tij për ndarjen e Kosovës që ka proklamuar, ka humbur mbështetjen e plotë të të gjithëve kudo që ka shkuar”, ka theksuar Thaçi në emisionin “Jeta në Kosovë”.
Ai ka thënë se të gjitha institucionet relevante në Republikën e Kosovës kanë qenë të njoftuara për ndalimin e tij.