Thaçi: Hyrja në fuqi e marrëveshjes për demarkacionin siguron lëvizjen e lirë
04 maj 2018
| 17:20
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se me hyrjen në fuqi të Marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi sigurohet lëvizja e lirë e qytetarëve të vendit.
Po ashtu ai ka thënë se kjo marrëveshje do ta forcojë edhe me tutje subjektivitetin ndërkombëtar të Kosovës.
“Pas miratimit nga Kuvendi i Kosovës dhe shqyrtimit nga Gjykata Kushtetuese, sot dekretova Ligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi. Hyrja në fuqi e kësaj marrëveshjeje, përveç që siguron lëvizjen e lirë të qytetarëve tanë, do të forcojë edhe subjektivitetin ndërkombëtar të shtetit tonë”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e vet në “Facebook”.