Thaçi i dërgon letër Kurtit, kërkon sërish emrin e mandatarit (Dokument)
10 prill 2020
| 13:50
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i ka dërguar një letër kryetarit të Vetëvendosjes, Albin Kurtit, ku i ka kërkuar edhe njëherë që të dërgojë emrin e mandatarit për formimin e qeverisë pas mocionit të suksesshëm të mosbesimit.
Ai ka thënë se përputhje me nenet e Kushtueses obligohet që mundësinë për formim të qeverisë t’ia jep partisë së parë fituese.
Thaçi po ashtu ka thënë se në takimet me liderët e partive ka parë që shumica e tyre janë pro formimit të një qeverie. Por, Vetëvendosje ka thënë se duhet të shkohet në zgjedhje pas pandemisë.