Thaçi i fton në PDSh të pakënaqurit e Aleancës për Shqiptarët
Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) ka reaguar pas ndërprerjes së bashkëpunimit mes Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës.
Me poshtë mund ta lexoni reagimin e plotë të PDSH-së
Falimentimi i projektit të tradhtisë i quajtur së fundmi Aleancë për Shqiptarët është lajmi më i mirë i kohëve të fundit.
Ai projekt që u nis kinse për të reformuar PDSH-në, gjatë rrugës bëri shumë koalicione dhe marrëveshje me subjekte të ndryshme duke nisur me partitë e Gëzim Ostrenit dhe Vesel Mehmedit që u’a përvetësoi edhe emrin e duke vazhduar me BDI-në e Ali Ahmetit dhe LSDM-në e Zaevit kur u’a bënë shumicën parlamentare dhe u bënë pjesë e qeverisë. Pastaj me Besën e Bilall Kasamit dhe Afrim Gashit dhe të gjithë pa përjashtim me lehtësi i tradhtuan.
Të vetmet marrëveshje ju kanë ngelur me Levica e Apasievit dhe VMRO-në.
Në palën shqiptare nuk ju ngeli më kush për të tradhtuar pasi si rrumbullaksim i krejt kësaj me aleancën që lidhën me forcat anti-NATO, anti-BE dhe antishqiptare si puna e Apasievit, përfundimisht shpalosën projektin e tradhtisë së madhe ndaj shqiptarëve.
Çmontimi i tërësishëm i këtij projekti përfundimisht e pastron skenën politike dhe organizimin politik të shqiptarëve. Shqiptarët duhet të jenë të lumtur pasi sot u shpall kapitullimi i këtij projekti.
Të gjithë ata që dëshirojnë të kontribuojnë për të mirën e shqiptarëve janë të mirëseardhur në Partinë Demokratike Shqiptare.