Thaçi i kënaqur me sukseset e ndërmarrësve shqiptarë nëpër botë
06 tetor 2020
| 17:08
Në Klubin e Bizneseve në Dusseldorf presidenti Hashim Thaçi ka takuar shumë bashkëkombës, përfaqësues të bizneseve në Gjermani.
Ai ka thënë se është jashtëzakonisht krenar me punën dhe sukseset e ndërmarrësve tanë gjithandej nëpër botë.
“Tash e disa dekada ata kanë dhënë gjithçka për lirinë, pavarësinë dhe shtetndërtimin në Kosovë. Ne, bashkë me diasporën, mund t’i jetësojmë idealet e përbashkëta për forcimin e shtetit të Kosovës, ekonominë, bujqësinë dhe kulturën tonë, duke e transformuar dhe modernizuar gjithë shoqërinë”.
“Diaspora këtu janë imazhi i gjallë i Kosovës në Gjermani. Krenar me arritjet e tyre, të cilat janë arritje edhe të Kosovës”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e vet në “Facebook”.