Thaçi i pikëlluar për vdekjet e qytetarëve nga virusi Korona

02 gusht 2020 | 12:57

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se është i pikëlluar me vdekjet në ditët e fundit, si pasojë e infektimit me virusin Covid-19.

Po ashtu, Thaçi e ka quajtur të trishtë lajmi për vdekjen e Adem Latifit, vëllait të kryetarit të Rahovecit, Smajl Latifit.

“Më kanë pikëlluar shumë vdekjet e qytetarëve tanë në ditët e fundit, si pasojë e infektimit me virusin Covid-19. I trishtë ishte lajmi edhe për vdekjen e Adem Latifit, vëllait të kryetarit të Rahovecit, Smajl Latifit. Familjes Latifi dhe gjithë atyre që i kanë humbur familjarët e tyre u shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta. Lutem për shërim sa më të shpejt të të gjithë të prekurve të tjerë”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e vet në “Facebook”. /Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përmes një mesazhi në faqen e saj në Facebook dhe…