Thaçi i reagon ashpër Kurtit: Je i frustruar, gënjeshtar dhe mashtrues, po e saboton shtetin
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka reaguar ndaj deklaratës se kryeministrit Albin Kurti, i cili në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit për raportet Kosovë-ShBA, ka thënë se presidenti Thaçi ka marrëveshje me atë të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.
Thaçi në llogarinë e vet në “Facebook”, e ka quajtur Kurtin të frustruar, frikacak dhe djallëzor.
I frustruar, vazhdon gënjeshtrat dhe mashtrimet. Frikacak dhe djallëzor, po përçan politikën dhe institucionet e Kosovës. Përqesh dhe saboton shtetin. Nuk ka guxim as ta heq taksën, as të vërë reciprocitetin. I padinjitet. Po angazhohet për shkatërrimin e aleancave historike. Me paranojë flet për marrëveshje sekrete Kosovë-Serbi. Qesharake për Kosovën. Fyese dhe e rrezikshme për raportin e Kosovës me ShBA-në”, ka shkruar Thaçi.
Postimi i plotë i Thaçit:
PËRPËLITJET E KURTIT
I frustruar, vazhdon gënjeshtrat dhe mashtrimet.
Frikacak dhe djallëzor, po përçan politikën dhe institucionet e Kosovës.
Përqesh dhe saboton shtetin.
Nuk ka guxim as ta heq taksën, as të vërë reciprocitetin.
I padinjitet.
Po angazhohet për shkatërrimin e aleancave historike.
Me paranojë flet për marrëveshje sekrete Kosovë-Serbi.
Qesharake për Kosovën.
Fyese dhe e rrezikshme për raportin e Kosovës me ShBA-në.
Rikujtoj:
Këtë qëndrim KUNDËR, Kurti e ka mbjellë në kohën e Konferencës së Rambujesë.
Ishte kundër administratës Klinton.
Edhe në Vjenë, kundër administratës Bush.
Edhe me demarkacionin me Malin e Zi kundër administratës Obama-Biden.
Edhe tash kur ofrohet një mundësi nga administrata e Presidentit Trump për njohje reciproke, Kurti përsëri kundër.
E vetmja konstante e Kurtit është të qenit në anën e kundërt të Amerikës.
Në anën e kundërt të historisë.
Populli i Kosovës ka besim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Aleanca me ShBA-në është e shenjtë.
Ne të gjithë e kemi për detyrë ta mbrojmë.