Thaçi i reagon Borrellin

13 tetor 2021 | 14:49

Opinionisti Jusuf Thaçi, ka reaguar pasi kryediplomati evropian, Josep Borell, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për veprime të njëanshme dhe të pakoordinuara që sipas tij ka ndërmarrë me aksionin kundër kontrabandës në veri të Kosovës.

Thaçi ka pyetur Borellin se përse nuk ka reaguar për sulmet ndaj policëve e gazetarëve.

“A nuk pati z. Borell dhe BE-ja me thanë najsen për sulmet ndaj gazetarëve dhe ndaj policisë që u sulmuan në ndërkohë që po e kryenin punën e vet?! Vërtet qëndrim për keqardhje i z. Borell”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e vet në “Facebook”.

Po ashtu, Thaçi ka pyetur nëse policia për ta zhvilluar aksionin e tyre duhet t’i pyes kriminelët e përfshirë në kontrabandim.

“Për aksione policore në funksion të luftimit të krimit ordiner e kontrabandës, aksione të cilat janë të autorizuara nga prokuroria e gjykatat, po u dashka me u koordinu me BE-në e me Serbinë a? Apo ndoshta duhet me marrë leje prej vet kriminelëve të përfshirë?! A do me thanë kjo, sipas z. Borell, që nëse je serb dhe jeton në veri të Kosovës nuk bën e nuk mund të ndiqesh për krim e kontrabandë”, ka shkruar Thaçi.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Eventi i suksesshëm Life Unstoppable hyn në një kapitull të…