Thaçi i telefonon nënës së tij, ia uron ditëlindjen e 86-të

04 gusht 2023 | 17:30

Si çdo 4 gusht, pavarësisht që gjendet në paraburgim në Hagë, nënës Hyrë kurrë nuk i ka munguar urimi i djalit të saj, Hashim Thaçit për ditëlindjen.

Edhe sot kur ka mbushur 86 vjet, ajo ka pranuar thirrjen e shumëpritur, e cila për shkak të moshës së shtyrë po e plotëson sadopak nevojën e komunikimit me djalin e saj, Hashimin, përmes videolidhjeve.

“Nëna Hyrë, baci Haxhi, familja dhe gjithë Kosova me padurim po e presim përfundimin e këtij procesi gjyqësor dhe rikthimin e të gjithë çlimitarëve nga Haga, të lirë dhe krenarë, në familjet e tyre, në Kosovën tonë. Nëna Hyrë, gëzuar ditëlindjen e 86-të!”, është thënë në njoftimin e Fondacionit “Përkrahje për mbrojtjen juridike të Hashim Thaçit”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vajza e Jakup Krasnqit, Gresë Krasniqi, ka lëshuar videon e…