Thaçi, i tronditur nga mohimi i masakrës së Reçakut nga Vuçiqi dhe zyrtarët e tjerë serbë

10 prill 2019 | 17:43

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka reaguar ndaj deklaratave të zyrtarëve të ndryshëm serbë, duke përfshirë edhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, të cilët janë duke e mohuar masakrën e Reçakut.

Thaçi ka thënë se mohimi i masakrave në Kosovë nga ana e Serbisë nuk jep sinjale për pajtim në mes të dy shteteve.

“Të tronditur nga deklaratat fyese që vijnë nga zyrtarët në Beograd, duke mohuar në këtë kohë, masakrat e njerëzve të pafajshëm të kryera nga forcat qeveritare serbe në vitet 98-99. Duke mohuar Reçakun dhe qindra masakra tjera është thellësisht shqetësuese dhe nuk jep një sinjal për pajtim”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e vet në “Twitter”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për president  i Maqedonisë së Veriut, Blerim Reka, i…