Thaçi i uron shërim të shpejt presidentit Trump
02 tetor 2020
| 11:54
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është shprehur i mërzitur, pasi presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump dhe gruaja e tij, Melania janë infektuar me koronavirus.
Përmes një reagimi në “Twitter”, Thaçi i ka uruar shërim të shpejtë çiftit Trump.
“I mërzitur nga lajmet se Presidentit Donald Trump dhe Melania Trump janë testuar pozitiv për Covid-19. Uroj shërim të shpejtë në emër të popullit të Kosovës, për të dy. Unë kam besim se Trump dhe Melania do ta kapërcejnë këtë sfidë dhe do të shërohen shpejt”, ka shkruar Thaçi.