Thaçi: IKShPK-ja është duke e kufizuar përhapjen e virusit COVID-19

20 mars 2020 | 12:18

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) është duke e menaxhuar gjendjen dhe kufizuar përhapjen e virusit COVID-19.

P ashtu ai ka thënë se edhe policia është duke e kryer me përpikëri punën e vet dhe duke e ruajtur rendin dhe qetësinë publike.

“Forca e Sigurisë së Kosovës është në gjendje gatishmërie me të gjitha kapacitetet e veta mjekësore dhe logjistike për të ndihmuar në tejkalimin e rrethanave të krijuara nga virusi COVID-19. Rolin kryesor tani e kanë qytetarët. Të kujdesemi për higjienën tonë. Ta ruajmë distancën fizike mes nesh. Të dalim nga shtëpitë vetëm kur kjo është e domosdoshme. Këto ditë janë kritike për ta kufizuar përhapjen e COVID-19 dhe për t’i lejuar kapacitetet ekzistuese që të përballen me rastet që paraqiten”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e vet në “Facebook”.

Ai ka thënë se shteti i Kosovës është i përgatitur për t’i shtuar kapacitetet mjekësore dhe ruajtjen e furnizimit me ushqime.

“Si shtet jemi të përgatitur dhe po punojmë të gjithë së bashku që t’i shtojmë kapacitetet mjekësore, ta ruajmë furnizimin me ushqime dhe materiale sanitare, të ndërmarrim masa dhe t’i ruajmë punëtorët dhe bizneset, të cilat duhet të ndihmohen me politika lehtësuese në muajt e ardhshëm. Së bashku do të tejkalojmë edhe këtë sfidë!”, ka shkruar Thaçi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kur të përfundojë epidemia e koronavirusit, do të ketë shërbyer…