Thaçi: Iniciativat në përputhje me Kushtetutën nuk janë përplasje me ndërkombëtarët
29 dhjetor 2017
| 22:32
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka folur lidhur me iniciativën për shfuqizim e Gjykatës Speciale.
Ai ka thënë se asnjë iniciativë e qytetarëve dhe deputetëve që është në përputhje me Kushtetutën nuk është përplasje me bashkësinë ndërkombëtare.
“Asnjë iniciativë qytetare e as e deputetëve që është në përputhshmëri me Kushtetutën dhe procedurat e rregullta parlamentare nuk është as tronditje as përplasje. Përkundrazi është një çështje që duhet shikuar dhe vlerësuar seriozisht sepse janë njerëzit e zgjedhur nga populli dhe kanë mandatin e plotë inicojnë gjëra të cilat mendojnë se janë të drejta apo mendojnë që duhet t’i shtyjnë përpara”, deklaroi Thaçi për televizionin “21”.