Thaçi injoron Kurtin, nuk flet për letrën drejtuar NATO-s, por për miqësinë me ShBA-në
26 shkurt 2020
| 15:40
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, nuk ka dashur të merret me kryeministrin Albin Kurti, i cili ka publikuar një letërkëmbim të vitit 2013 në mes të Thaçi dhe sekretarit të atëhershëm të NATO-s, Anders Fogh Rasmussen.
Thaçi nga Uashingtoni ka bërë me dije se do të do ketë takime të rëndësishme në institucionet kryesore amerikane, duke shtuar se Kosova është e bekuar me miqësinë dhe aleancën strategjike me ShBA-në.
“Edhe sot do të jetë një ditë e ngjeshur në Uashington, me takime në Pentagon, në State Departament dhe në International Development Finance Corporation. Kosova është e bekuar me miqësinë dhe aleancën strategjike që ka me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e vet në “Facebook”.