Thaçi: Integriteti territorial i Kosovës, i pacenueshëm

09 mars 2020 | 16:31

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka thënë se integriteti territorial i Kosovës është i pacenueshëm.

Ai në një konferencë për medie ka mohuar zërat vendorë dhe ndërkombëtarë në lidhje me këtë çështje.

Thaçi ka thënë se asnjëherë dhe me askënd nuk ka folur për tema të cilat e prekin integritetin territorial të Republikës së Kosovës.

Në këtë kontekst, Thaçi ka thënë se çdo zgjidhje që do të arrihet në dialog me Serbinë do të jetë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka mbajtur një konferencë për…