Thaçi: Ismail Qemali u dëshmua si burrështetas vizionar
24 janar 2019
| 13:01
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka përkujtuar Ismail Qemailin, me rastin e 100-vjetorit të vdekjes së tij.
Ai ka thënë se Ismail Qemaili hyn në mesin e burrështetasve më të mëdhenj të kombit shqiptar
“Para një shekulli pushoi së rrahuri zemra e diplomatit të shquar Ismail Qemali, themeluesit të shtetit shqiptar. Pas aktit të shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, Ismail Qemali u dëshmua si burrështetas vizionar, duke vënë themelet e shtetit mbi vlera perëndimore. Ismail Qemali hyn në radhën e burrështetasve më të mëdhenj të kombit shqiptar”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/