Thaçi: Jam i gatshëm ta përfshij Albin Kurtin në dialogun me Serbinë

28 shtator 2018 | 19:53

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, duke folur për protestën që do të mbahet nesër nga Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se e respekton të drejtën e reagimit të gjithsecilit.

Ai është shprehur i gatshëm që të bisedojë me kryetarin e kësaj partie, Albin Kurtin, në lidhje me dialogun dhe “ta përfshijë edhe në këtë proces”.

“Besimi i qytetarëve fitohet përmes votës, e jo me anë të revolucioneve. E respektoj të drejtën e protestës, të reagimit. Jam kundër shpifjeve dhe urrejtjes. Pres çdo kritikë, kjo vetëm sa më ndihmon, më bën negociator më të mirë. Kam pozicion të qartë: nuk ka ndarje as shkëmbim, as Asociacion me elemente ekzekutive. Unë e përkrahi kërkesën legjitime të shqiptarëve të Luginës për bashkim me Kosovën. Pushteti fitohet përmes votës dhe në asnjë rrethanë përmes revolucioneve. Ata që duan ta bëjnë këtë me anë të revolucioneve nuk e kanë mbështetjen e qytetarëve. Me të tjerët kam diskutuar për dialogun, me Albin Kurtin jo. Jam i gatshëm të bisedoj. Jam i gatshëm ta përfshij në proces dhe në betejën me Serbinë”, ka shtuar ai.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Shendetësisë, Uran Ismaili, ka premtuar se do ta…