Thaçi: Jam i lumtur që jam presidenti i shtetit më proamerikan në botë
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur në takim delegacionin amerikan të Lutjeve të Mëngjesit, të kryesuar nga kongresisti Randy Hutgren.
Presidenti Thaçi e ka falënderuar delegacionin amerikan për përkrahjen e vazhdueshme për Kosovën.
“Për ne janë shumë të rëndësishme raportet speciale me ShBA-në. Jam i lumtur që jam presidenti i shtetit më proamerikan në botë”, është shprehur Thaçi.
Në emër të delegacionin amerikan të Lutjeve të Mëngjesit, kongresisti Randy Hutgren, është shprehur i kënaqur me vizitën dhe takimet e mira që kanë pasur në Kosovë.
Presidenti Thaçi në fund e ka falënderuar delegacionin amerikan, i cili shoqërohej edhe nga deputetë të ndryshëm të Kuvendit të Kosovës, që i kanë bërë bashkë përfaqësuesit e të gjitha komuniteteve etnike, fetare dhe politike në Kosovë.
“Bashkë me juve janë edhe përfaqësues të komuniteteve etnike, fetare dhe politike. Kjo është fytyra e vërtetë e Kosovës!”, është shprehur presidenti Thaçi.
/Epoka e re/