Thaçi: Jemi shumë afër tranzicionit të FSK-së në ushtri
“Jemi shumë afër kohës kur do të ndodh tranzicioni i FSK-së në Forcat e Armatosura të Kosovës”, ka thënë presidenti Hashim Thaçi në konferencën për media të dielën.
Sipas tij, kjo do të bëhet me procedurë të rregull në Kuvendin e Kosovës përmes miratimit të ligjeve përkatëse: Ligjin për FSK-në, Ligjin për Statusin e Pjesëtarëve të FSK-së dhe Ligjit për Ministrinë e Mbrojtjes.
“Rrugës së gjatë të bërjes së Kosovës me ushtrinë e saj definitivisht po i vjen fundi në javët dhe muajt e ardhshëm. Ky proces do të jetë transparent dhe unifikues për politikën e Kosovës por edhe të gjithë qytetarët e saj”, ka deklaruar Thaçi.
Ai ka bërë me dije se ky tranzicion dhe krijimi i FAK-ut do të bëhet në koordinim dhe në mbështetje të plotë të ShBA-së dhe NATO-s, gjë që sipas Thaçit u konfirmua në takimet që kishim si delegacion i Kosovës në Nju Jork dhe Uashington.