Thaçi: Jo Dërrzhavë serbe brenda Kosovës!

14 nëntor 2023 | 19:59

Analisti Jusuf Thaçi thotë se nëse është i vërtetë draft-statuti për Asocionin i publikuar nga Burim Ramadani, nuk duhet assesi të pranohet, sepse sipas tij është Dërrzhavë serbe brenda Kosovës.

Ai shprehet se “loja e qeverisë duke e pranuar në parim Zajednicën, me shpresën se Serbia nuk e pranon dhe prandaj dështon zbatimi i saj, është lojë infantile dhe e rrezikshme”.

Prandaj ai ka thënë “jo Dërrzhavë serbe brenda Kosovës”.

Postimi i plotë:

Nëse draft-statuti i Asociacionit i publikuar nga z. Ramadani është i vërtetë, atëherë ky entitet më nuk mund të quhet Zajdenicë, por Dërrzhavë serbe brenda Kosovës.
Uroj e shpresoj që diçka e tillë nuk do të pranohet assesi nga qeveria e Kosovës!
Loja e qeverisë duke e pranuar në parim Zajednicën, me shpresën se Serbia nuk e pranon dhe prandaj dështon zbatimi i saj, është lojë infantile dhe e rrezikshme. Kur shteti pranon diçka, ajo bëhet detyrim ndërkombëtar për shtetin, pavarësisht veprimeve të palëve të tjera. Për pasojë, shteti vihet nën sanksione dhe nën presione ndërkombëtare nëse diçka e pranuar nuk zbatohet.
Jo Dërrzhavë serbe brenda Kosovës!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
I pranishëm në forumin e medias për Evropën Juglindore, kryeministri…