Thaçi: Jo ndarje në vija etnike, por korrigjim i kufirit dhe njohje reciproke
06 gusht 2018
| 12:34
Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka folur edhe një herë për propozimin e tij për korrigjim kufijsh.
Presidenti përmes një postim në llogarinë e vet në “Twitter” ka shkruar se propozimi i tij nuk ka të bëjë me ndarje por me rregullim të kufijve.
“Propozimi im për një zgjidhje paqësore me Serbinë është i qartë: jo ndarje në vija kufitare, por po për korrigjimin e kufirit dhe njohje reciproke”, ka shkruar Thaçi.
/Epoka e re/