Thaçi: Ju ushtarë jeni dëshmia më e mirë e suksesit të Kosovës
Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka thënë se ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës janë dëshmia më e mirë e suksesit dhe përparimit të Kosovës.
“Vetëm 11 vjet më parë kemi filluar së bashku rrugën e konsolidimit të Republikës së Pavarësisë së Kosovës. Para nesh sot kemi ushtri profesionale, multietnike e cila është në shërbim dhe në mbrojtje të shtetit më të ri të Evropës. E mirëpresim ditën kur ushtarët e Kosovës bashkë me ushtarët e rajonit do të shërbejnë për ndërtimin e paqes në çdo kënd të botës”, ka thënë presidenti gjatë fjalimit të tij në parakalimin e trupave të Forcës së Sigurisë së Kosovës, me rastin e 11-vjetorit të Pavarësisë.
Presidenti Thaçi ka theksuar se këtë vit Kosova është para një vendimi të rëndësishëm strategjik lidhur me marrëveshjen finalë Kosove-Serbi, për të cilën tha se duhet mençuri, urti dhe unitet.