Thaçi: Kadri Veseli është veç një viktimë e këtij maskarallëku (Video)
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, duke komentuar rastin për faje ku disa të arrestuar dyshohet se kanë marrë para në emër të kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli, ka thënë se është i tmerruar me mashtrimet, përgojimet dhe keqpërdorimet e personaliteteve publike.
“Unë jam i tmerruar me mashtrimet dhe përgojimet dhe keqpërdorimet e emrave të personaliteteve publike, tash e një kohë të gjatë, e kësaj radhe edhe me kryetarin e Parlamentit, Kadri Veseli, i cili shquhet për pastërtinë e tij, moralin dhe etikën e tij të punës. Organet e drejtësisë duhet ta kryejnë punën e vet sepse tek e fundit ajo që shihet deri tash dhe është konstatuar nga të gjithë, Kadri Veseli është veç një viktimë e këtij maskarallaku”, ka thënë Thaçi pas akademisë përkujtimore për heroin Abdullah Tahiri.