Thaçi kërkon mbështetjen e Japonisë në ekonomi
18 shkurt 2018
| 21:36
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka zhvilluar një takim me zëvendësministrin parlamentar të punëve të jashtme të Japonisë, Manabu Horii.
Presidenti e falënderoi zëvendësministrin Horii për pjesëmarrje në festimet e dhjetëvjetorit të pavarësisë, por edhe për mbështetjen e dhënë. “Faleminderit për njohjen dhe për mbështetjen që na keni dhënë gjatë kësaj periudhe”, deklaroi Thaçi thuhet në komunikatë. Ai ka thënë se marrëdhëniet shumë të mira bilaterale duhet t’i shtrijmë edhe në fushën e ekonomisë. Ai po ashtu kërkoi më shumë investitorë japonezë në Kosovë. Nga ana tjetër zëvendësministri Horii ka siguruar presidentin se Japonia do të jetë një mbështetëse e Kosovës.