Thaçi kërkon nga presidenti i Kryqit të Kuq përkrahje për zbardhjen e fatit të të pagjeturve

12 nëntor 2019 | 15:24

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në margjina të Forumit të Paqes të Parisit, ka takuar edhe presidentin e Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq (KNKK), Peter Maurer, me të cilin ka biseduar për rolin e KNKK-së në zgjidhjen e çështjes së personave të pagjetur në Kosovë.

Presidenti Thaçi ka theksuar se çështja e të pagjeturve është plaga më e madhe e mbetur hapur që nga lufta.

“Duhet gjetur zgjidhje të menjëhershme për të gjithë personat e pagjetur”, ka thënë presidenti Thaçi.

Ai ka shtuar se kjo është çështje humanitare dhe nuk duhet të politizohet.

/Epoka e re/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka bërë me…