Thaçi kërkon pako të plotë dhe të qartë për rimëkëmbjen ekonomike
26 maj 2020
| 12:41
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka vizituar Odën Ekonomike të Kosovës (OEK), ku është pritur në takim nga kryetari i kësaj ode, Berat Rukiqi.
Pas takimit në një konferencë për medie, Thaçi ka thënë se institucionet e Kosovës duhet të jenë sa më afër sektorit privat për shkak të pasojave të pandemisë.
Thaçi ka thënë se këtë fazë është jetike të nxjerrët një pako e qartë dhe e plotë për rimëkëmbjen ekonomike të Kosovës.
Në këtë kontekst, Thaçi ka thënë se duhet të kihet kujdes ndaj punëtorëve dhe sektorit privat. (L.G/ Epoka e re)
https://www.facebook.com/HashimThaciOfficial/videos/702143867202912/