Thaçi kërkon të merren masa ndaj atyre që nuk e parandaluan vrasjen në Brekoc
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka reaguar ndaj vrasjes së dyfishtë që ndodhi mbrëmë në fshatin Brekoc të Komunës së Gjakovës.
Presidenti është shprehur i tronditur nga ky rast dhe ka kërkuar të merren masa ndaj atyre që e kanë neglizhuar dhunën ndaj gruas.
“I tronditur nga akti makabër në fshatin Brekoc të Gjakovës, ku humbën jetën një nënë dhe vajza e saj. Kërkoj të merren masa ndaj atyre që neglizhuan rastin, duke mos parandaluar krimin. Siguria e qytetarëve tanë duhet të jetë prioritet i të gjitha institucioneve tona”, ka shkruar presidenti në llogarinë e vet në “Facebook”.
Një 43-vjeçar nga fshati Bitesh i Komunës së Gjakovës ka shkuar mbrëmë në shtëpinë e familjes së bashkëshortes pas orës 21:00 në lagjen Brekoc të Gjakovës dhe me armën e tipit kallashnikov ka privuar nga jeta bashkëshorten e tij, V.N., 40 vjeçe dhe vajzën e tij të mitur K.N, 9 vjeçe.