Thaçi, këshilltarëve të Merkelit dhe Macronit: Nuk ulem në tavolinën e bisedimeve në Bruksel pa u hequr vizat
Ka përfunduar takimi në mes të këshilltarit kryesor të kancelares gjermane, Angela Merkel, Jan Hecker dhe atij të presidentit francez, Emmanuel Macron me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.
Pas këtij takimi, presidenti Hashim Thaçi, në një deklaratë për medie, ka thënë se këshilltarët e Merkelit dhe Macronit kanë biseduar për aktualitetin politik në vend dhe rajon.
Thaçi ka thënë se në këtë takim ka kërkuar fillimisht të hiqen vizat, pastaj të mendohet për përfshirjen e Bashkimit Evropian (BE) në procesin e dialogut me Serbinë.
“Fillimisht BE-ja duhet ta nxjerr vendimin për liberalizimin e vizave, pastaj të mendoj se a ka kapacitete, hapësirë, vizion dhe lidership për të shtyrë përpara dialogun për normalizim e raporteve në mes të Kosovës dhe Serbisë. Nga ajo që unë kuptojë dhe shoh, BE-ja sot është plotësisht e papërgatitur për fazën e dytë, ndërsa për të parën gjithashtu ka menduar në mënyrë elegante ta tejkalojë çështjen e liberalizimit të vizave për të hyrë në një proces krejt të pasigurt, të panjohur dhe të pafuqishëm për të arritur ndonjë marrëveshje, e lere më për të implementuar atë”, është shprehur Thaçi, raporton “Epoka e re”.
Presidenti Thaçi ka thënë se nuk do të ulët në tavolinën e bisedimeve në Bruksel pa u hequr vizat nga Bashkimi Evropian.
“Përderisa nuk ndodh liberalizimi i vizave nga Bashkimi Evropian, se paku unë si president i vendit nuk ulëm në tavolinë në Bruksel, sepse nuk e meriton këtë kreditë të ia jap Brukselit. Ne meritojmë vizat, pastaj shohim për hapat e tjerë”, ka thënë Thaçi.
Pavarësisht kësaj, Thaçi ka thënë se nga emisarët e Merkelit dhe Macronit nuk ka dëgjuar asgjë të re sa i përket heqjen se vizave.
“Për fat të keq edhe sot nuk është dëgjuar asgjë për liberalizimin e vizave për Kosovën. Madje sikur mos ta hapja si temë as që do të ngritnin se diskutuari dhe kjo është jashtëzakonisht zhgënjyese për qytetarët e vendit, ku para pesë vitesh BE-ja ka qenë e gatshme të merr vendimin për liberalizimin e vizave për Kosovën. Ky mosunitet i BE-së dhe ky qëndrim rigjidë, kundërshtues, e tash edhe ndëshkues për Kosovën është i padrejtë në rrafshin e aktualitetit, historik, por edhe gabim strategjik që po bën BE-ja në raport me Kosovën, sepse Kosova ka implementuar në tërësi kushtet e kërkuara për vizat”, ka thënë Thaçi, duke shtuar se BE-ja nuk e ka agjendë heqjen e vizave.
Në këtë kontekst, Thaçi ka se kjo çështje duhet të jetë mesazh i zgjimit dhe unitetit të spektrit politik në Kosovë në raport me këtë padrejtësi.
“Ne nuk kemi të ardhme tjetër, përpos asaj evropiane, por edhe BE-ja duhet ta thotë hapur dhe në mënyrë të sinqertë se pse nuk është duke e nxjerr vendimin për heqjen e vizave”, ka thënë Thaçi, duke shtuar se qytetarët e Kosovës janë duke e paguar çmimin e izolimit.
“Bashkimi Evropian duhet ta kuptojë dhe shoh Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran”, është shprehur Thaçi.
/Epoka e re/