Thaçi këto fjalë shkruan në Librin e Zisë për Demaçin
27 korrik 2018
| 13:54
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka bërë homazhe pran arkivolit të veprimtarit të çështjes kombëtare, Adem Demaçit.
Thaçi përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka shkruar se emri, jeta dhe vepra e Adem Demaçit do të jetojë aq sa do të jetojë kombi, shoqëria dhe njerëzimi për të cilët ai u shkri një jetë të tërë.
“Më 26 korrik 2018, shkoi në përjetësi njeriu që u bë simbol i ndërgjegjes sonë kombëtare, njeriu i qëndresës, humanizmit dhe flijimit për vlerat supreme të njerëzimit – të lirisë, barazisë dhe jetës me dinjitet, ADEM DEMAÇI. Emri, jeta dhe vepra e tij do të jetojë aq sa do të jetojë kombi, shoqëria dhe njerëzimi për të cilët ai u shkri një jetë të tërë”, ka shkruar presidenti Thaçi.
/Epoka e re/