Thaçi: Komandant ‘Kapuçi’ ishte frymëzim për ushtarët e UÇK-së
14 dhjetor 2017
| 14:05
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se komandanti Mujë Krasniqi, ishte frymëzim i ushtarëve të UÇK-së në çdo betejë.
“U bënë 19 vjet nga rënia heroike e komandantit Mujë Krasniqi dhe bashkëluftëtarëve të tij. Komandant ‘Kapuçi’ me guximin e tij ishte frymëzim i ushtarëve në çdo betejë. As plagët në trup nuk e ndalnin të qëndronte në frontet e luftës pranë tyre. Rënia e Mujës dhe bashkëluftëtarëve të tij ishte humbje e madhe për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK)”, ka shkuar Thaçi në llogarinë e vet në “Facebook”.