Thaçi: Kombi shqiptar do të mburret përjetë me figurën e Anton Çettës
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, e ka kujtuar veprimtarin Anton Çetta në 100 vjetorin e lindjes së tij.
Ai ka shkruar se ai është njeriu që do mbetet në historinë e kombit tonë për kontributin e jashtëzakonshëm në mbledhjen e folklorit shqiptar në Kosovë, duke e bërë të pavdekshëm këtë thesar të kulturës sonë shpirtërore.
Sipas Thaçit, ai do mbahet mend përjetë si njeri i urtë, i mençur, humanist dhe kontribuues i shërimit të plagëve të gjakmarrjes në fillim të viteve të dekadës së fundit të shekullit njëzet.
“Para një shekulli u lind Anton Çetta, njeriu që do mbetet në historinë e kombit tonë për kontributin e jashtëzakonshëm në mbledhjen e folklorit shqiptar në Kosovë, duke e bërë të pavdekshëm këtë thesar të kulturës sonë shpirtërore. Ai do mbahet mend përjetë si njeri i urtë, i mençur, humanist dhe kontribues i shërimit të plagëve të gjakmarrjes në fillim të viteve të dekadës së fundit të shekullit njëzet. Kombi ynë do të mburret për jetë dhe mot me figurën e albanologut Anton Çetta”, ka shkruar Thaçi në profilin e vet në “Facebook”.