Thaçi: Komuniteti turk ka kontribuar në të gjitha fazat e shtetndërtimit
Presidenti i vendit Hashim Thaçi, ka falënderuar komunitetin turk për kontributin e dhënë në shtetndërtimin e Kosovës.
Ai ka thënë se integrimi i tyre është shembulli më i mirë se Republika e Kosovës është atdhe i të gjithë qytetarëve saj.
“Sot, në Ditën e Komunitetit Turk, shpreh mirënjohje time për kontributin e vazhdueshëm të tyre në të gjitha fazat e shtetndërtimit, forcimit të institucioneve, bashkëjetesës dhe besimit në shtetin e Kosovës. Integrimi i tyre është shembulli më i mirë se Republika e Kosovës është atdhe i të gjithë qytetarëve saj. Përmes komunitetit turk në Kosovë, ne do të vazhdojmë t’i kultivojmë edhe më tej marrëdhënie strategjike me Turqinë. Urime të gjithëve!”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/