Thaçi konfirmon se ka pranuar një letër nga Bideni
02 mars 2019
| 18:34
Presidenti Hashim Thaçi ka konfirmuar përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” se dje ka pranuar një letër nga ish-zëvendëspresidenti i SHBA-së, Joe Biden, i cili sipas Thaçi vazhdon të jetë shumë i përkushtuar për Kosovën.
“Edhe kjo letër e ish-zëvendëspresidentit Biden vjen si përkrahje për një zgjidhje të dakorduar në mënyrë reciproke me Serbinë, e cila çon në njohjen e pavarësisë së Kosovës. Jemi të bekuar me miqtë e shumtë amerikanë dhe kjo miqësi është e shenjtë për vendin dhe popullin tonë”, ka shkruar Thaçi.