Thaçi konfirmon takimin me Vuçiqin në Bruksel
19 qershor 2018
| 13:52
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka konfirmuar se të dielën do të udhëtojë për në Bruksel, ku do të takohet me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq.
“Kemi konfirmuar pjesëmarrjen si Kosovë. Do të takohemi për të intensifikuar procesin e dialogut për arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë Thaçi.
Ai ka thënë se në ditët e ardhshme do të kenë kontakte me miqtë ndërkombëtarë dhe spektrin politik vendor në mënyrë që të jenë sa më të përgatitur për dialog.
“Ekipet tona do të takohen në ditën e ardhshme, ndërsa takimi në nivel presidentësh do të ndodhë të dielën”, ka thënë Thaçi.