Thaçi: “Kosova B” një nga projektet më të mëdha të komponentës ambientale

05 gusht 2019 | 16:59

Drejtori menaxhues i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Njazi Thaçi, ka mirëpritur vendimin e Kryesisë së Kuvendit, për ta futur në rend dite, ratifikimin e marrëveshjes së IPA-s, në kuadër të se cilës është i paraparë investimi i BE-së prej 78 milionë eurosh në rehabilitimin e Termocentralit “Kosova B”.

“Sapo u njoftuam që Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovë e ka futur në rëndë ditë për seancën e radhës se Parlamentit ratifikimin e marrëveshjes së IPA-s, në kuadër të se cilës është i paraparë investimi i BE-së prej 78 milionë eurosh në rehabilitimin e Termocentralit “Kosova B”. Ky është një nga projektet më të mëdha të komponentës ambientale dhe garanci e një stabiliteti shumë më të madh energjetik në vend. Sinqerisht, duke e ditur rëndësinë e madhe që ka ky projekt,  si nga vlera financiare ashtu edhe nga pesha e tij për siguri energjetike, shpreh falënderimin e përzemërt për kryetarin e Kuvendit të Kosovës, z. Kadri Veseli dhe të gjithë Kryesinë e Kuvendit që e kanë marrë parasysh kërkesën tonë dhe mbesim më shpresë që kjo marrëveshje të ratifikohet në seancën e radhës të Kuvendit të Kosovës”, ka shkruar Thaçi.

“Natyrisht, falënderim i veçantë dhe mirënjohje për zyrën e Bashkimit Evropian në Kosovë të cilët në vazhdimësi kanë mbështetur Korporatën në projekte të mëdha. Po ashtu, edhe për stafin e BE-së dhe ekspertët e tyre për bashkëpunim e shkëlqyer”.

 

/Epoka e Re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
06.08.2019 Punime të domosdoshme për sigurinë e sistemit Prizren 1.…