Thaçi: Kosova dje dëshmoi pjekuri të lartë politike dhe demokratike
07 tetor 2019
| 11:39
Presidenti i vendit Hashim Thaçi, ka përgëzuar qytetarët dhe partitë politike për zgjedhjet e djeshme parlamentare.
Ai ka thënë se Kosova dëshmoi edhe një herë pjekuri të lartë politike dhe demokratike.
Thaçi ka sugjeruar që të njëjtën pjekuri politike duhet ta tregojmë edhe në formimin e qeverisë së re.
“I uroj qytetarët e Republikës së Kosovës dhe partitë politike për zgjedhjet shembullore, për votimin e dinjitetshëm, të lirë dhe demokratik. Kosova dëshmoi edhe një herë pjekuri të lartë politike dhe demokratike. Tash të njëjtën pjekuri politike duhet ta tregojmë edhe në formimin e qeverisë së re, sa më parë dhe në përballje me sfidat e menjëhershme që e presin Kosovën”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/