Thaçi: Kosova është e bekuar me partneritetin me ShBA-në
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në një postim në faqen e tij zyrtare në “Facebook”, ka shkruar për bisedën që ka bërë me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Mike Pompeo, shkruan “Epoka e re”.
Në shkrimin e tij ai është shprehur i lumtur tej mase, sepse ka parë një përkushtim maksimal të udhëheqësisë së Amerikës.
“Kosova është e bekuar me partneritetin dhe besimin që gëzon në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka shkruar Thaçi.
Postimi i plotë i kryetarit Thaçi:
Pata një bisedë të shkëlqyeshme me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Mike Pompeo. Jam jashtëzakonisht i lumtur të shoh angazhim dhe përkushtim maksimal nga ana e qeverisë amerikane dhe personalisht të sekretarit Pompeo në mbështetjen ndaj Kosovës dhe të ardhmes së saj euroatlantike. Kosova është e bekuar me partneritetin dhe besimin që gëzon në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. HTH/Epoka e re/
https://www.facebook.com/HashimThaciOfficial/videos/185787209341412/?t=0