Thaçi: Kosova është më fat që ka aleatë si Gjermania
Presidenti Hashim Thaçi pas takimit me kancelaren gjermane Angela Merkel, ka thënë se Kosova është më fat që ka miq dhe aleatë si Gjermania.
Përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, Kosova ka një perspektivë të qartë evropiane.
“Merkeli mbetet shpresë për vendet e Ballkanit Perëndimor që aspirojnë anëtarësimin në BE”, ka shkruar Thaçi.
Postimi i Thaçit pas takimit me Merkelin:
Sapo përfundova një takim shumë përmbajtjesor me kancelaren gjermane, Angela Merkel. Me vizionin dhe lidershipin e saj, Kosova ka një perspektivë të qartë evropiane. Merkel mbetet shpresë për vendet e Ballkanit Perëndimor që aspirojnë anëtarësimin në BE, si kornizë e vetme e modernizimit të shoqërisë, demokratizimit, zhvillimit ekonomik dhe fqinjësisë së mirë. Kosova është më fat që ka miq dhe aleatë si Gjermania, e cila na ka përkrahur në periudhat më të vështira historike, në jetësimin e aspiratës për liri, pavarësi, shtetndërtim dhe në integrimet euroatlantike. HTH