Thaçi: Kosova është një prej vendeve më të sigurta në Evropë
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka deklaruar se Kosova është një prej vendeve më të sigurta në Evropë.
“Kosova është prej vendeve më të sigurta në Evropë, pasi është prezenca e NATO-s, një prezencë e fuqishme dhe nuk ka rrezik nga askush për t’u sulmuar. Ne kemi themeluar institucionet tona të sigurisë për të luftuar pa kompromis kundër terrorizmit dhe po punojmë maksimalisht për themelimin e forcave të armatosura të Kosovës si ushtri multietnike, sipas standardeve të NATO-s dhe në një proces të koordinuar me NATO-n dhe SHBA do të formohet kjo ushtri”, ka thënë Thaçi me rastin e promovimit të librit biografik të tij “New State, Modern Statesman: Hashim Thaçi – A Biography” nga Akademia Diplomatike e Vjenës.
Ai deklaroi se prania e NATO-s në Kosovë paraqet mesazh për paqen në rajon, ndërkohë që dëshirohet edhe prania e Kosovës në strukturën veri-atlantike, derisa e quajti të rëndësishëm vazhdimin e dialogut me palën serbe.