Thaçi: Kosova ka përfituar nga bashkëpunimi me EULEX-in
16 tetor 2019
| 14:26
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur në takim lamtumirës zëvendësshefin dhe ushtrues i detyrës së shefit të misionit të EULEX, Bernd Thran, të cilin e ka falënderuar për bashkëpunimin e shkëlqyer me institucionet e Kosovës.
“U jam mirënjohës juve personalisht për angazhimin tuaj në misionin tonë të përbashkët të forcimit të sundimit të ligjit në Kosovë”, është shprehur presidenti Thaçi, duke e falënderuar atë për punën e tij në Kosovë.
Presidenti Thaçi ka thënë se Kosova ka përfituar shumë nga bashkëpunimi dhe shkëmbimi i përvojave me ekspertët e EULEX-it.