Thaçi: Kosova mbështet promovimin e vlerave të Frankofonisë
20 mars 2019
| 13:40
Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Frankofonisë, presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka thënë se shteti i Kosovës do të mbështesë iniciativat që i shërbejnë promovimit të vlerave të Frankofonisë.
“Kosovarët së bashku me frankofonët në botë, sot festojnë 20 Marsin – Ditën Ndërkombëtare të Frankofonisë. Kosova mbetet e angazhuar në promovimin e gjuhës frënge dhe në ruajtjen e diversitetit kulturor dhe gjuhësor, si dhe do të mbështesë iniciativat që i shërbejnë promovimit të vlerave të Frankofonisë”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/