Thaçi: Kosova ndan dhimbjen me Turqinë, e gatshme të dërgojë ekipet emergjente
24 janar 2020
| 22:43
Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka shprehur gatishmërinë që t’i del në ndihmë popullit turk pas tërmetit tragjik që goditi qytetin Elazig.
Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Twitter” ka shkruar se Kosova ndan dhimbjen me popullin dhe qeverinë turke, tha se mund t’i dërgojë menjëherë ekipet emergjente të Kosovës drejt Turqisë.
“Zemrat tona janë me familjet e viktimave dhe të lënduarve të tërmetit që goditi Elazigun. Kosova është e gatshme të dërgojë menjëherë ekipet emergjente, duke qëndruar pranë njerëzve dhe qeverisë së Turqisë në këto momente tragjike”, ka shkruar Thaçi.