![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2018/09/41976584_2173293106074370_4699603419155922944_n-780x439.jpg)
Thaçi: Kosova përjetësisht i është mirënjohëse SHBA-ve
18 shtator 2018
| 21:28
Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka thënë se Kosova i është përjetësisht mirënjohëse SHBA-ve për përkrahjen e tyre.
Thaçi këto komente i ka bërë në një postim në profilin e tij në “Facebook” lidhur me pritjen lamtumirëse të organizuar me rastin e përfundimit të mandatit të diplomatit amerikan në Kosovë, Greg Delawie.
“Në pritjen lamtumirëse për ambasadorin Delawie, në shenjë falënderimi dhe respekti për punën e madhe që ka bërë dhe për partneritetin tonë të ngushtë që kemi pasur gjatë këtyre tre vjetëve. Kosova i është përjetësisht mirënjohëse Shteteve të Bashkuara të Amerikës për përkrahjen e pareshtur”, ka shkruar Thaçi.