Thaçi: Kosova po i ofrohet vendimit final për heqjen e vizave
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se Komiteti për Liritë Qytetare, Drejtësi dhe Çështje të Brendshme në Parlamentin Evropian (LIBE) ka marrë vendim të drejtë, duke votuar në favor të liberalizimit të vizave për qytetarët e shtetit tonë.
Ai në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se çdo herë e më shumë, Kosova është duke po i ofrohet vendimit final për vizat.
“Komiteti për Liritë Qytetare, Drejtësi dhe Çështje të Brendshme në Parlamentin Evropian, sot ka marrë një vendim tepër të drejtë, duke votuar pro liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës. Çdoherë e më shumë po i afrohemi vendimit final, shumë kohë të pritshëm, që t’u hiqet çdo pengesë e lëvizjes së lirë edhe qytetarëve tanë në zonën Shengen”, ka shkruar Thaçi.
/Epoka e re/