Thaçi: Kosova qëndron pranë popullit të Francës pas sulmit në Nice
29 tetor 2020
| 13:51
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka reaguar pas sulmit me thikë që ka ndodhur në Nice të Francës, raporton “Epoka e re”.
Në llogarinë e tij në “Twitter”, ai ka shkruar se e dënon fuqishëm këtë sulm, duke shtuar se populli i Kosovës në këto momenti qëndron pran popullit francez.
“Kosova qëndron pranë popullit dhe Qeverisë franceze në këto momente të vështira, mendimet dhe lutjet tona janë me viktimat dhe të plagosurit”, ka shkruar Thaçi, duke shtuar se terroristët nuk do të fitojnë kurrë.